Quni: Nuk ka asnjë rezultat nga Qeveria Kurti

Sipas Anton Qunit, deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Qeveria Kurti ka dhënë premtime të cilat nuk janë mbajtur, dhe sipas tij jeta e qytetarëve të Kosovës është depresive me këtë qeverisje

Anton Quni, deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës

Anton Quni, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se premtimet nga Qeveria Kurti nuk kanë pasur asnjë rezultat.

“Premtimet dhe pritjet nga Qeveria Kurti kanë qenë të mëdhaja, dhe nga gjithë këto premtime dhe pritje ne nuk kemi pasur asnjë rezultat, asgjë të prekshme” ka thënë Quni.

Sipas Qunit, kjo mund të quhet lojë me emocionet e e qytetarëve, pasi që situata është shumë depresive për qytetarët në Kosovë me qeverisjen e Kurtit.

“Përveç se ka një gjë të tillë me emocionet e popullit, fakti tjetër është se jeta e qytetarëve është një lojë me qeverisjen e Kurtit, ku jeta e qytetarëve është më e rënduar dhe depresive” ka thënë ai për emisionin “FIVE”RTV Dukagjini.

Shpërngulja nga atdheu po vazhdon, ku si shkak i saj është moskrijimi i mundësive të reja të punës, dhe sipas tij nuk ka asnjë perspektivë euroatlantike, dhe raportet me partnerët strategjikë ai i sheh të zbehura.

Sa i’u përket partnerëve strategjik, Quni ka thënë se duhet të kuptojmë se janë disa lloje të partneriteteve dhe sipas tij, partneriteti i Kombit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe çështja e Kosovës nuk do të jetë çështje sekondare.

Partneriteti nuk është në nivelin e duhur në raport me Qeverinë e Republikës së Kosovës ka thënë Quni.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika