“Qytetarët aktivë” me aksion kundër festivalit “Sunny Hill” në Gërmi

Organizata “Qytetarët aktivë”, do të mbajë një aksion të hënën në kundërshtim të lokacionit të festivalit “Sunny Hill”, i cili është paraparë të mbahet në parkun e Gërmisë

Pankartat e aksionit kundër mbajtjes së festivalit "Sunny Hill" në parkun e Gërmisë

Një grup qytetarësh të thirrur në emër të organizatës “Qytetarët aktivë”, të hënën do të mbajnë një aksion në formë proteste kundër mbajtjes së festivalit “Sunny Hill”, në Parkun e Gërmisë.

Përmes një reagimi në Facebook, kjo organizatë e ka kritikuar Ministrinë e Mjedisit dhe Komunën e Prishtinës që sipas tyre kundërligjshëm i kanë dhënë lejen festivalit që të mbahet në Gërmi.

Ky veprim sipas tyre do ta degradojë natyrën dhe “larminë biologjike”. Sipas kësaj organizate, ndotja akustike siç e kanë quajtur ata e rrezikon shëndetin e kafshëve.

“Ndotja akustike ka pasoja te kafshët pasi e rrezikon aftësinë e tyre për të zbuluar gjahun ose grabitqarët dhe për të komunikuar me njëri-tjetrin. Si rezultat, zhurma indirekt ndikon në riprodhimin dhe mbijetesën e kafshëve të egra”, thuhet në reagimin e tyre.

Një nga pankartat e aksionit

“U bëjmë thirrje institucioneve të mandatuara të mos kontribuojnë në vrasjen dhe shkatërrimin e mjedisit dhe habitateve të kafshëve të egra. Jemi pjesë e natyrës dhe pa të do të shkatërrohemi edhe ne të gjithë!”, vazhdon reagimi i tyre.

Disa nga motot e shkruara në pankarta me anë të të cilave do të protestohet janë “Shtëpi për kafshët e egra jo për festivale”, “Ndotja akustike rrezikon habitatin e kafshëve”, “Vrasësit e natyrës”, e kështu me radhë.

Festivali “Sunny Hill” i organizuar nga ylli botëror i muzikës Dua Lipa, do të mbahet në parkun e Gërmisë pas disa polemikave në mes të Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Mjedisit.

Një nga pankartat e aksionit

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika