Kandidatja për deputete me numër 58 nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Eranda Kumnova-Baçi mori përkrahje sonte nga qytetarët e lagjes Brekoc në Gjakovë.
Ajo e vuri theksin tek modeli qeverisës i Aleancës në Gjakovë e cila ka bërë ndryshime rrënjësore në Komunë dhe kërkoi besimin e tyre që këtë model të qeverisjes t’a votojnë në nivel qendror.
“Komunat e udhëhequra nga AAK-ja janë model i qeverisjes së mirë dhe pikërisht për këtë projektet e këtyre komunave janë sabotuar nga qeveria qendrore. Prandaj, votojeni modelin e mirë të qeverisjes dhe mos e votoni këtë qeveri të mashtrimin e sabotimit”, ka thënë Kumnova-Baçi.