Qytetarët e Maqedonisë së Veriut heqin dorë nga markat e kushtueshme

Xhemali Dauti, i cili drejton një kompani për distribuimin e mallrave, ka thënë se qytetarët gjithnjë e më shumë kërkojnë produkte më të lira, duke hequr dorë nga markat e njohura, të cilat janë më të kushtueshme

Të ardhurat neto nga Tatimi i Vlerës së Shtuar (TVSH) gjatë dy muajve të parë të këtij viti në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar trend negativ (rënie) prej 6.3 për qind, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, të ardhurat bruto nga TVSH-ja mezi arrijnë në 1 për qind.

Neto dhe bruto janë dy kategori të ndryshme të të ardhurave ose kostove. Bruto tregon totalin pa ndonjë ulje ose zbritje, ndërsa neto tregon atë që mbetet pasi janë llogaritur uljet ose zbritjet.

Çmimet e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje për 25 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë gjatë vitit të kaluar, ndërsa rritja e përgjithshme e çmimeve ka arritur në 17 për qind.

REL ka pyetur Ministrinë e Financave se çka ka ndikuar në rënien e të ardhurave nga TVSH-ja, por deri në publikimin e këtij teksti kjo ministri nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.

Për ekspertët e ekonomisë, këta parametra janë tregues i qartë se qytetarët shpenzojnë vetëm për gjërat që janë më se të domosdoshme.

Xhemali Dauti, i cili drejton një kompani për distribuimin e mallrave, thotë se qytetarët gjithnjë e më shumë kërkojnë produkte më të lira, duke hequr dorë nga markat e njohura, të cilat janë më të kushtueshme.

“Si kompani merremi me distribuimin e produkteve të konsumit të gjerë, produkte këto pa të cilat nuk mund të ekzistohet, prandaj nuk kemi ndonjë rënie drastike. Mirëpo, shënohet rënie për sa i përket markave të njohura që kanë çmime më të larta. Qytetarët përcaktohen për produkte më të lira, qofshin ato produktet higjienike apo ushqimore. Rënie më të theksuar kanë shënuar produktet e gatshme ushqimore për konsum”, tregon afaristi Xhemali Dauti.

Për kryetarin e Odës së Gastronomisë dhe Turizmit, Artkan Kerim, parametrat që tregojnë trend negativ për sa i përket arkëtimit të TVSH-së, aspak nuk paraqesin befasi, pasi është si rrjedhojë e trendit të lartë të migrimit dhe s’ka se kush të realizojë konsumin.

“Në fakt, restorantet nuk kanë se kujt t’i shesin kafe. Në vend kanë mbetur vetëm studentët dhe pensionistët, kurse ata që janë të aftë për punë u larguan ose janë në tentim e sipër për t’u larguar. Restorantet, kafeteritë gjithnjë e më të zbrazëta janë, madje dhe gjatë fundjavës. Unë personalisht njoh pronarë që mbyllën lokalet e tyre të gastronomisë dhe bashkë me punëtorët ikën në vendet e BE-së. Në këtë situatë, për mua aspak nuk paraqet befasi fakti që shënon rënie pagesa e TVSH-së”, thotë Kerimi.

Ndërkaq, Branimir Jovanoviq nga Instituti i Vjenës për Ekonomi thotë për Radion Evropa e Lirë se ulja e arkëtimit të të ardhurave nga TVSH-ja ka të bëjë me faktin se përderisa inflacioni gëlltit një përqindje të madhe të pagës, qytetarët këtë e kompensojnë përmes kursimeve.

“Uljen e vlerës së pagës për shkak të inflacionit, e mbulojnë përmes kursimeve. Nuk ka dilemë se tani qytetarët harxhojnë më pak, por jo aq sa ishin projeksionet”, thekson Jovanoviq, duke nënvizuar se megjithatë duhet pasur parasysh se kursimet nuk janë të pafundme.

Jovanoviq nënvizon se, nëse inflacioni stabilizohet, në atë rast mund të shpresohet për qëndrueshmëri për sa i përket mbushjes së arkës së shtetit përmes Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Mbledhja e tatimit është një nga shtyllat kryesore për mbushjen e buxhetit në Maqedoninë e Veriut dhe përbën një të katërtën e të ardhurave.

Përkatësisht, gjatë këtij viti, nga tatimi i Vlerës së Shtuar në arkën e shtetit është paraparë të hyjnë mbi 1.3 miliard euro, ndërsa nga tatimet në përgjithësi të grumbullohen afër 2.7 miliardë euro.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika