Qytetarët i frikëson paralajmërimi për krizë energjetike

Kriza e paralajmëruar energjetike dhe deklaratat e zyrtarëve të KEDS-it për krizë eventuale i kanë shqetësuar serioziosht kosovarët. Ata thonë që pajisja me dru e qymyr ka qenë e veshtirë për shkak të çmimit të lartë e ata që ngrohen me rrymë po shpresojnë që nuk do ketë reduktime





Rrjeti i ngrohtores Termokos, është shtrirë së voni në disa lagje të kryeqytetit, por ende nuk ka mbërritur në afërsi të shtëpisë së Selime Sfishtës.

Një fakt i tillë e shqetëson atë, pas paralajmërimeve të vazhdueshme për krizën energjetike.

Selime Sfishta, qytetare ka thënë se “Me dru po ngrohemi e kem nxemjen qendrore, ajo punon edhe me rrymë edhe me dru ama nëse nuk kemi rrymë nuk kemi nxemje”.

Qytetare, Selime Sfishta

Sfidues dimri do të jetë edhe për turistë që kanë zgjedhur Prishtinën, si Michel Govani, që është duke banuar poashtu në lagjen Kodra e Trimave.

Megjithatë, Govani thotë se nuk ka ndjekur këshilliën e miqve të tij, që për siguri, kanë blerë dru për djegie.

Michael Govani, qytetar ka thënë se “Ne banesën tonë e nxejmë me energji elektrike. Ne jemi të shqetësuar pak me gjendjen me energji elektrike sepse po me thonë që mundet me pas reduktime dhe pastaj do kemi problem me nxemje. Disa shokë të mi kanë zgjedhur drurin dhe qymyrin por këto dyja e ndotin ajrin kështu që preferojmë të mos bëjmë këtë.”

Qytetar, Micheal Govani

Por, ndryshe nga ai, Xhafer Hamiti banor i Shkabaj të Obiliqit nuk ka zgjidhje tjetër pos drurit dhe qymyrit.

Xhafer Hamiti, qytetar ka thënë se “Po çka ki me bo tash, masi spo ka zgjidhje tjetër e tjera kushte po duhet me diçka me u nxeh se tash po është problemi te energjia elektrike se po thojnë që ka me pas krizë se na qatu edhe vet kena punu, sigurimi e din qysh është gjendja”.

Qytetar, Xhafer Haimti

E ani pse jeton në të njejtin fshat ky qytatar formën e ngrohjës e ka tjetër.

Faik Hamiti, qytetar ka thënë se “ne në fillim kemi perdor pelet, e e patëm hjek peletin e patëm vendos me rrymë me u nxeh mirëpo tash momentalisht jemi me një klimë tu u nxeh deri sa të bohet shumë ftohtë e kur të bohet ftoftë duhet me i lshu nxemjet qendrore”.

Qytetar, Faik Hamiti

Kriza energjetike që preku vendin edhe vitin e kaluar, vazhdimisht është paralajmëruar se do ta përcjellë vendine dhe gjatë këtij viti, e në veçanti gjatë stinëve të ftohta të vitit.

Shkaku i luftë në Ukrainë, çmimet në berzën ndërkombëtare kanë prekur rekorde, problem që i është shtuar kapaciteteve të ulëta prodhuese të termocentraleve në Kosovë.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika