Qytetarët kërkojnë të mos shfrytëzohen ditët e punës për festat që bien në vikend

Ilustrim

Vendimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, që për festat të cilat bien në vikend të jetë pushim gjatë ditëve të punës, nuk është pritur mirë nga qytetarët. Të njejtin e kanë quajtur si të padrejtë, teksa kanë kërkuar që ky vendim të ndryshohet.

Ndryshimin e këtij vendimi e ka parë të domosodoshëm edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani.

“Është ligj që është miratuar në Kuvend të Kosovës, është ligj që duhet të ndryshohet dhe festat kurdo në ditë të javës janë, aty duhet të festohet, nëse në vikend është ditë feste nuk ka nevojë të shfrytëzohet dita e punës, kjo ka mbetur nga e kaluara që është miratuar”, është shprehur ai për Kosovapress.

Nait Hasani

Në anën tjetër, qytetari Hasim Qanolli, është shprehur kundër zëvendësimit të festave që bien në ditët e vikendit.

“Ditët e festës nuk duhen të zëvendësohen hiç, atë ditë që është festa, atë ditë duhet të festohet. Dita e hënë duhet të jetë ditë pune, jo të bëhen nga 4-5 ditë pushim, edhe ashtu pak po punojnë”, ka thënë ai.

Kurse, qytetarja Kumrije Alia, e konsideron të padrejtë vendimin e ministrisë.

“Vetë emri festat tregon që nuk duhet të zëvendësohen aq më pak në një ditë të javës, është e padrejtë”, tha ajo.

Ndryshe, të hënën e 11 prillit në të gjitha institucionet qendrore dhe lokale të Kosovës do të jetë ditë pushimi për shkak të Ditës së Kushtetutës, e cila u festua të shtunën, më 9 prill.

Ilustrim

Ndërkohë, gjatë muajit prill, janë tri festa zyrtare të cilat festohen në vikend por që të hënave do të jetë ditë pushimi.

Përveç së hënës, qytetarët do të pushojnë edhe më 18 prill për shkak se të dielën e 17 prillit festohen Pashkët Katolike, si dhe më 25 prill, për shkak të Pashkëve Ortodokse, të cilat do të festohen të dielën e 24 prillit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika