Qytetarët kundërshtojnë paralajmërimin për shtrenjtim të rrymës

E papranueshme për qytetarët po del të jetë kërkesa e KESCO-s, të cilët kanë kërkuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë shqyrtim të jashtëzakonshëm për shtrenjtim të tarifave. ZRRE ende nuk ka njoftuar kur do të diskutojë këtë çështje por në KEDS janë të bindur se rryma do të shtrenjtohet përsëri.

Objekti i KEDS-it

Nuk kanë kaluar as 6 muaj prej kur faturat e qytetarëve për energji elektrike janë rritur dhe tashmë ka një kërkesë për shtrenjtim tjetër.

Zyrtarisht kërkesën ZRRE-së ia ka dorëzuar Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike, e njohur si KESCO.

Zyrtarë të saj, janë të bindur se ZRRE do të miratojë kërkesën e tyre.

Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it

“Ngritje do të ketë, sepse janë plotësuar parametrat dhe është tejkaluar 5 përqindëshi i shpenzimeve mbi ato të lejuara. Dhe kjo kur tejkalohet, sigurisht që plotësohen parametrat dhe kushtet ligjore për shqyrtim të jashtëzakonshëm tarifor…Kriza energjetike është duke ndodhur sot, lëre më në dimër, është e pashmangshme. Indikatorët e tregojnë këtë”, ka deklaruar, Viktor Buzhala, Zëdhënës i KEDS, KESCO

Por, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike janë qytetarët, të cilët nuk i përjashtojnë as protestat nëse një gjë e tillë ndodh.

“Çmimi i rrymës ka qenë shumë më i lartë sesa standardi i jetesës këtu, dhe nëse vazhdon të rritet edhe më shumë, do të jetë e papërballueshme për qytetarët”, ka thënë qytetari Dardan Berisha.

“Nuk mund ta përballojë populli, sepse është krizë e madhe në çdo aspekt, janë rritur çmimet në të gjitha gjërat. Janë shtrenjtuar drurët, peleti, me të gjitha, kështu që është e papërballueshme. Duhet të dilet në protesta”, ka thënë qytetari tjetër Bajram Berisha.

“Kjo krizë ekonomike dhe rritja e çmimeve ka qenë e pritshme me këtë qeveri, që don me shkatërru këtë popull, nuk është aspak e pranueshme, çmimet po rriten kurse rrogat jo”, është shprehur qytetari Beqir Batusha.

Ndërkohë, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, nuk ka marrë ende një vendim ndaj kërkesës së KESCO-s por nuk ka dhënë as përgjigje se në cilën mbledhja të Bordit do ta shqyrtojë të njëjtën.

“FSHU kërkesën e saj e bazon në mos-disbursimin e subvencionit të zotuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe situatën e krijuar në tregun e energjisë me shumicë si pasojë e rritjes enorme të çmimeve të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare. Në aplikacionin për shqyrtim të jashtëzakonshëm, FSHU thekson se është duke operuar nën kosto, pasi që  kostot e FSHU-së nuk janë duke u mbuluar përmes tarifave dhe subvencionit të lartpërmendur, si rezultat i mos-disbursimit të subvencionit nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e KESCO-s.

KESCO ka kërkuar shtrenjtim të energjisë mbi arsyen se Qeveria nuk ua ka paguar subvencionimin e zotuar pas shtrenjtimit që ndodhi në muajin shkurt.

Ekzekutivi thotë se po shqyrton mundësitë teknike si ta bëjë këtë pagesë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika