Qytetarët marshojnë në Paradën e Krenarisë

Shumë qytetarë dhe pjesëtarë të komunitetit LGBTI+, në Kosovë kanë marshuar sot në kërkim të drejtave dhe trajtimit të barabartë në shoqëri. Motoja e sivjetme e Paradës së Krenarisë ishte “Edhe n’shtet edhe n’familje”

Komuniteti LGBTQ+, në sheshin Zahir Pajaziti

Flamujt me ngjyra po shpërndahen e njerëzit po bashkohen.

Po bëhen gati për një marsh, që do ta nis nga sheshi Skënderbeu, e do të vazhdoj në rrugën që lidh me sheshin Zahir Pajaziti.

Nën tingujt e muzikës po marshohet për të drejtat e komunitetin LGBTI+, në kuadër të Javës së Krenarisë.

Në mbështetje të këtij komuniteti dolën shumë qytetarë.

Madje, pati edhe në mosha më të shtyra, një ndër ta ishte Ismet Çitaku.

“Çdo komunitet ka të drejta dhe nuk duhet që të pengohen. Pse duhet me t’i pengojmë, nëse kanë dashur të hyjnë në atë rrugë atëherë ne duhet të legalizojmë këtë”, u shpreh qytetari, Ismet Çitaku.

Ismet Çitaku, qytetar

Për të përkrahur komunitetin LGBTI+ në Kosovë kishin ardhur edhe aktivistë nga Tetova.

“Edhe puna jonë edhe jeta e personave LGBTI është rënduar. Ndryshe është me qenë person LGBT në Prishtinë, ndryshe është në Pejë ose në Prizren edhe gjithandej do të thotë është jashtë kryeqyteteve është më rëndë”, ka thënë qytetari nga Tetova, Bekim Asani.

Bekim Asani, qytetar nga Tetova

Sikurse herët e kaluara, as në këtë paradë nuk ishte i pranishëm kryeministri, Albin Kurti e aty nuk u panë as Presidentja e kryeparlamentari.

Por, nga ekzekutivi marshuan ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ajo e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku.

Të pranishëm ishin disa nga ambasadorët e akredituar në Kosovë, përfshirë ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier .

Thirrje për përkrahje këtij komuniteti, bëri edhe i pari i Prishtinës.

“Prishtina është për të gjithë, Prishtina është e të gjithë qytetarëve. Ne përkrahim komunitetin LGBTI e i përkrahim të gjithë qytetarët e Prishtinës”, ka thënë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Parada e Krenarisë është përmbyllur me një koncert në platonë e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika