Qytetarët në veri shprehin “mbështetje për serbët dhe Vuçiqin” pas miratimit të rezolutës për Srebrenicën

Pas miratimit të rezolutës së OKB-së për Srebenicën, qytetarët serb në Mitrovicë të Veriut kanë parakaluar me veturat e tyre duke shprehur kështu mbështetjen e tyre për presidentin e Serbisë

Foto: REL

Qytetarë në Mitrovicë të Veriut kanë parakaluar me veturat e tyre në rrugët e këtij qyteti, në shenjë mbështetjeje për serbët dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Dhjetëra automjete, në të cilat ishin vendosur flamuj të Serbisë, lëvizën në rrugët e kësaj komune, pasi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u miratua rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë.

Nuk dihet se kush qëndron prapa këtij organizimi në Mitrovicë të Veriut, një prej katër komunave në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Më 23 maj, anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara miratuan rezolutën që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Gjatë debatit, Vuçiq tha se bëhet fjalë për një “rezolutë shumë të politizuar” që “nuk do t’i kontribuojë pajtimit as në Bosnje e Hercegovinë, as në rajon”.

Kjo rezolutë, që është bashkësponsorizuar nga Gjermania dhe Ruanda, ka nxitur reagime të ashpra në Serbi dhe në entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, ku udhëheqësit kanë thënë se ai do ta etiketojë gjithë popullin serb si “mbështetës” të vrasjeve masive.

Në Srebrenicë, forcat serbe vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995.
Krimi në Srebrenicë njihet si gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare.

Rezoluta e miratuar, ndër të tjera, bën thirrje për “dënimin pa rezerva të çdo mohimi të gjenocidit në Srebrenicë, si dhe të veprimeve që i madhërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë edhe ata që janë përgjegjës për gjenocidin”.

Për gjenocidin e kryer në Srebrenicë, deri më tash, u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg. /Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika