Qytetarët në veri të Kosovës në pritje të filloj ndërtimi i shtëpive

Ndonëse plani ekziston për ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në veri të Kosovës, implementimi nuk ka filluar akoma. Gjithsesi, qytetar të shumtë po presin që ky hall shumëvjeçar ti largohet tashmë nga supet e tyre

Nisma e ministrisë së Infrastrukturës për fillimin e ndërtimit të shtëpive të shqiptarëve në veri të Kosovës ka rritur shpresën që ata që kanë tokat e shtëpitë të kthehen aty si në të kaluarën.

Ndonëse, plani është bërë, ndërtimi nuk ka filluar akoma.

Madje gjatë procesit, ka qytetar që kanë hasur edhe në disa problematika.

Një nga to tregon Kamer Tahiri që shtëpia e tij e shkatërruar gjendet në Kroin e Vitakut.

“Fatkeqësisht nuk jam në listën se unë kam shku e i kam dorëzu letrat e shtëpisë tem këtu që e kam të djegur paralufte e premtimi atëherë ka qenë që e premtimi ka qenë me u maru 27 shtëpi, unë ja kam tregu gjendjen që jetoj me qera, I kam thanë që nëse e ndërtoni, unë ka me dal me jetu  menihere”, ka thënë Tahiri.

E ata pak kosovar që kanë zgjedhur të jetojnë në këtë zonë, infrastruktura rrugore po del të jetë pengesë e radhës.

Pavarësisht që kërkesa bëjnë vazhdimisht në institucione, rruga që po I pengon, sidomos gjatë stinës së dimrit nuk ka ndryshuar.

“Ma merr mendja që pa e ndertu së pari, pa fillu me u rregullu kjo nuk mundet as lagjja si lagje me fillu me u ndertu se nuk ka qysh bartet materiali”, ka thënë Liridon Behrami.

Të tilla shtëpi të pabanuara ka edhe në Kodrën e Minatorëve dhe në pjesë të ndryshme të veriut të Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika