Qytetarët nuk heqin dorë nga tërheqja e Trustit

Pas dështimit në Kuvend për miratimin e projektligjit që mundëson edhe një tërheqje të kursimeve të Trustit, qytetarët vazhdojnë të insistojnë në këtë. Paralajmërohet mundësia e mbledhjes së 10 mijë nënshkrimeve që nisma të procedohet edhe një herë në Kuvend

Ilusrtim, pas dështimit në Kuvend për miratimin e projektligjit që mundëson edhe një tërheqje të kursimeve të Trustit, qytetarët vazhdojnë të insistojnë në këtë

Zhurma e madhe që u bë për tërheqjen e 30% të kursimeve nga Trusti, përfundoi të enjten me mosmiratim të këtij Projektligji në Kuvend.

Ata që e proceduan në legjislativ nismën po shprehen të zhgënjyer. Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK),  kritikon pushtetin që sipas tij as këtë herë nuk veproi në përputhje  me nevojat e qytetarëve.

“Konsideroj që ishte një lajm i keq për qytetarët e Republikës së Kosovës. Deputetët e mazhorancës, nuk janë aty për ti mbrojtur interesat e qytetarëve por janë për të kryer punën që ju thotë kryeministri Kurti i cili nuk po ka vizion të dalë nga situata E RËNDË EKONOMIKE  që e ka kapluar vendin”, ka thënë Beqa.

Hajdar Beqa

Megjithatë, Beqa thotë se qytetarët mund të mbledhin 10 mijë nënshkrime, që kjo nismë të procedohet edhe një herë në Kuvend.

E një gjë të tillë do ta bëjnë qytetarët e Kosovës që nuk kanë hequr dorë nga kjo kërkesë e tyre.

“Duhet me i liru qytetarët me i marrë pjetët e trustit, sepse paret e trustit nuk janë të trustit por të vetë qytetarëve. Në rast se miratohet nuk pra më i marrë, të gjithë i marrin vetëm ata ë kanë nevojë”, ka deklaruar një qytetarë i Kosovës.

“Kam qenë pro për me u bë tërheqja e trustit por në pajtim me të gjitha partitë politike. Nëse na vjen në dorë peticioni do ta nënshkruajmë”, ka thënë një qytetarë.

E këtë peticion po e përgatisin grupi që edhe kishte organizuar protestën për lejimin e tërheqjes së trustit.

Adnan Jashari

“Unë bashkë me anëtarët e tjerë të grupit pro tërheqjes së 30 përqindëshit të Trustit, do ti mbledhim rreth 10 mijë nënshkrime nëpër të gjitha qytetet e Kosovës dhe do ja dërgojmë Kuvendit ta ri procedojë çështjen e tërheqjes së Trustit”, ka deklaruar Adnan Jashari

Megjithëse mund të ndihmojë përkohësisht, ekonomisti Egzon Kastrati vlerëson se një gjë e tillë do t’i bënte dëm ekonomisë së vendit.

Kuvendi i Kosovës nuk e kishte miratuar nismën e Partisë Demokratike të Kosovës, për tërheqjen e kursimeve nga Trusti Pensional.

Me 44 vota për, 57 kundër dhe vetëm një abstenim projektligji për Trustin nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për miratim në lexim të parë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi nuk e miraton Projektligjin për Trustin

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika