Qytetarët presin deri në 2 orë në Merdarë për të dalë nga Kosova

Pikat kufitare me Serbinë, veçanërisht Merdarë dhe Dheu i bardhë, mbeten më të ngarkuarat me qytetarë që presin mbi një orë për të dalë nga Kosova, ndërsa vendkalimet e tjera janë më të qeta

Dheu i Bardhë - vendkalim kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, RFE.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen në vendkalimet kufitare.

Sipas të dhënave të fundit, pika kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë, vazhdon të jetë më e ngarkuar edhe mëngjesin e së premtes.

Qytetarët po presin më shumë se një orë për të dalë nga Kosova.

Gjithashtu, në pikat tjera kufitare, Kullë dhe Merdarë, raportohet për kolona, kryesisht në dalje.

Në Merdarë qytetarët presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova.

Vendkalimet e tjera kufitare janë më të qeta dhe nuk raportohet për kolona apo pritje të qytetarëve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika