Qytetarët serbë dalin ta presin kryeministren e Serbisë, policia ofron siguri

Të hënën, qytetarë serbë të veriut të Kosovës kanë dalë për ta pritur kryeministren serbe, Ana Brnabiq

Qytetarë serbë të mbledhur në pritje të kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq

Qytetarë serbë të në veri të Kosovës, kanë dalë ta presin kryeministren e Serbisë, Ana Brnbaqit, e cila do ta vizitojë Kosovën të hënën.

Në mesin e qytetarëve janë edhe pjesëtarët e Listës Serbe, të cilët kanë organizuar pritje për Brnabiq-in.

Po ashtu, në vendin ku janë duke e pritur kryeministren serbe, shihen edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët janë aty për ta siguruar rendin dhe qetësinë.

Gjatë ditës, Policia e Kosovës ka dalë me njoftim se disa segmente rrugore do të bllokohen përkohësisht për ta siguruar ardhjen e eskortës së kryeministres së Serbisë në Kosovë.

Ana Brnabiq do ta vizitojë Kosovën me leje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika