Vetura me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” do të mund të shihen nëpër rrugët e Kosovës vetëm deri më 31 shtator.
Pas kësaj date shtetasit e Kosovës të nacionalitet serbë, do të duhet të regjistrojnë veturat e tyre me targa RKS.
Gjithë kjo pas një vendimi që të mërkuren e mori ekzekutivi, që u jep mundësinë këtyre të fundit që të kenë 2 muaj në dispozicion për të ndryshuar targat e tyre.
Këtë vendim nuk e kanë kundërshtuar qytetarë serbë që jetojnë në Graqanicë dhe Mitrovicë të Veriut.
“Nuk më prek ky vendim dhe nuk e dua as politikën. Kam 4 fëmijë dhe të gjithë jetojnë në Beograd, unë jam pensionist”, ka thënë një qytetar.

“Po më duhet ta respektoj, sigurisht që do ta respektoj, këtu po jetoj dhe e kam patjetër ta marrë paraysh”, ka thënë qytetari tjetër.

“Nuk eshte vendim final. Ata do te bisedojne dhe do te merren vesh. E ato vendimet do te duhet te zbatohen. Deri ne momentin qe nuk jepet vendimi, nuk kane nevoje te respektohen”, ka thënë një qytetar.

“Unë jam pro asaj KS që ka qenë atë e ka dhënë KFORI. Unë jam rritë në Kosovë unë jam për Kosovën unë jam serb, por s’jam kundër askujt. Kosovën e du me gjithë zemër”, është shprehur qytetari.
E një vendim i tillë është pritur të ndodhë shumë më herët sipas Orgnen Gogiq nga shoqëria civile në Beograd.

“Çështja është se targat e tilla ka qenë plan te hiqen kohe më parë. Dikur tek marrëveshja e vitit 2011. “Bile unë kam menduar se ato do te hiqen vitin e kaluar. Kurti kur vendosi stikera, në targat e veturave të qyteteve të Serbisë ka thënë se ky është momenti qe ne dhe ato KM, PZ e të tjerat të hiqen fare, por sic duket ka hasur n rezistencë të serbëve. Keshtu që ata e pauzuan vendimin e tyre. Por tash me siguri do të behet”, ka thënë Gogiq
Nga ana tjetër Erblin Hoxha nga Lëvizja Fol thotë se një vendim i tillë mund të ketë luhatje të vogël stabiliteti por sipas tij tregon shtrirje sovraniteti.

Përndryshe, sipas vendimit të djeshëm të qeverisë automjetet me targa të regjistrimit të Serbisë që paraqiten për kalim të kufirit shtetëror dhe kanë për qëllim të lëvizin në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të kenë të vendosur ngjitësin në pjesën e simboleve dhe emërtimit shtetëror.
Televizioni ka dërguar pyetje për detaje tjera lidhur me këtë vendim por nga Ministria e Brendshme nuk janë përgjigje.