Qytetarët tashmë mund të pajisen “online” me certifikatën e evidencës penale

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) në kuadër të një projekti të përkrahur nga Bashkimi Evropian ka prezantuar të premten e 23 dhjetorit platformën online të Sistemit Qendror të Evidencës Penale për nxjerrjen e certifikatës së gjendjes penale

Ilustrim

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në bashkëpunim me projektin e Bashkimit Evropian “Sistemi Kombëtar Qendror i Evidencës Penale”, kanë lansuar të premten e 23 dhjetorit platformën online të Sistemit Qendror të Evidencës Penale, për nxjerrjen e certifikatës së gjendjes penale.

KGjK ka njoftuar se përmes këtij shërbimi të ri, qytetarët do të mund të pajisen online me certifikatat e së kaluarës penale në platformën shtetërore eKosova, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht në gjykata dhe të presin radhë.

Ndër të tjera, certifikata e gjendjes penale, përpos online, do të mund të sigurohet edhe në të gjitha gjykatat themelore dhe degët e tyre në nivel vendi, pavarësisht vendbanimit apo vendqëndrimit të tyre.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, ka theksuar se ky shërbim është tejet i rëndësishëm për sistemin gjyqësor dhe qytetarët e Kosovës, me ç’rast shprehu falënderimin për angazhimin në këtë proces të rëndësishëm të reformimit të sistemit të drejtësisë.

“Jemi shumë mirënjohës për kontributin dhe punën ekipore të projektit SQEP, gjykatave dhe institucioneve të përfshira në Komitetin Drejtues, përfshirë Zyrën e BE-së, Këshillin Prokurorial të Kosovës, Agjencinë për Regjistrim Civil, Policinë e Kosovës, partnerë të tjerë të Këshillit Gjyqësor dhe të gjithë që kanë punuar në realizimin e suksesshëm të këtij projekti madhor dhe sfidues për gjyqësorin e Kosovës”, ka thënë Zogaj thuhet në njoftimin e KGjK-së.

Gjatë fjalës së tij, ai ka shtuar se ky sistem i ka mundësuar Kosovës që të jetë unike me vendet e BE-së, duke siguruar një certifikatë standarde në të gjitha vendet e botës, me të gjitha çelësat e sigurisë kibernetike.

Zogaj në veçanti ka falënderuar Bashkimin Evropian për financimin e këtij projekti, ‘i cili është storie suksesi e bashkëpunimit serioz në mes të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare’, u shpreh ai.

“Ju njoftoj se përmes këtij shërbimi, sipas statistikave të fundit që i kemi marrë, tashmë rreth 700 qytetarë kanë vizituar më pak gjykatat”, tha mes të tjerash kryesuesi Zogaj.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së Udhëheqësit të Zyrës së BE-së, Johannes Madsen çmoi angazhimin e stafit të gjyqësorit në këtë projekt, si dhe shprehu mbështetjen e BE-së për vazhdimin e bashkëpunimit, me qëllim që ky sistem të jetë i suksesshëm dhe i qëndrueshëm.

Ilustrim

Madsen ka shtuar se ndihet shumë i kënaqur, sepse nga sot ky sistem i shumëpritur është i qasshëm nga qytetarët të cilët me vetëm disa klikime mund të sigurojnë certifikatën e tyre.

Po ashtu, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka thënë se funksionalizimi i kësaj platforme ka edhe një segment pozitiv të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjes së efikasitetit të institucioneve të drejtësisë. Kelmendi njoftoi se të gjitha evidencat penale nga viti 1999 deri më tani kanë kaluar nga regjistrat fizikë në atë digjital.

Nga ana tjetër, zëvendësudhëheqësi i projektit SQEP,  Bardhyl Hasanpapaj, u shpreh falënderues ndaj angazhimit dhe punës ekipore të të gjitha institucioneve në këtë projekt, si dhe ndaj mirëkuptimit të Zyrës së BE-së në tejkalimin e sfidave të projektit.

Këshilli Gjyqësor mbetet i përkushtuar dhe i gatshëm të ofrojë çdo lloj mbështetje për zbatimin e suksesshëm të këtij projekti, me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve të gjykatave për qytetarët e Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika