Arijona Rexhepi, mërgimtare nga Italia është shprehur e mllefosur të enjten sepse nuk ka mund ta marrë asnjë shërbim në Komunën e Prishtinës.
Shkas për këtë ka qenë greva e punëtorëve të sektorit publik.
“Jena prej diasporës jemi ardh ktu prej mëngjesit qe dy herë, tu u mundu me kry naj shërbim se na nesër kena me udhtu e sin a edhe shume njerëz tjerë e pa do letra nuk na lajnë me udhtu. Po me doket shumë sen i keq se kur vijna na ja nisin hijnë në greva”, ka thënë Eriona Rexhepi.
Sikur ajo, edhe qytetarë tjerë janë shprehur të pakënaqur me grevën, që sipas tyre po ua vështirëson funksionimin.
“Do më thënë kemi në sektor të ndryshëm pakënaqësi, sektor gati të përgjithshëm, grevë e përgjithshme me sa kam informata ,kështu që shpresojmë të përfundojë më shpejtë, duke shpresuar që njëherit të iu plotësohen edhe kushtet cilat ata i qesin se kanë nevojë”, ka theksuar Zafer Berisha.
“Për grevën në përgjithësi është gabim me i bo sepse nuk i kemi ne senet për grevë por duhet me iu kap punës”, ka shtuar Agim Gashi.
E të njëjtin problem po e ka edhe ky qytetar.
“Asgjë nuk po shkon si duhet mirëpo disa çështje duhet marr parasysh një document i cili i duhet një qytetari e ndoshta ka prit për një vizë apo diçka 5-6 muj terminin e tash i duhet nesër me pas e sot nuk ka ku e merr kjo është shumë e keqe”, ka potencuar Nuhi Tullari.
Pos institucioneve publike, në grevë aktualisht nga sistemi i arsimit janë çerdhet publike, derisa punëtorët do të dalin në punë nga ora 9-12 por nuk do të punojnë.