Qytetari e qëllon veten aksidentalisht me pistoletën që përdoret për neutralizimin e kafshëve

Ditën e hënë një qytetar në Komunën e Gjakovës ka qëlluar vetën aksidentalisht

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person e ka qëlluar vetën aksidentalisht me pistoletën që përdoret për neutralizimin e kafshëve.

Viktima, sipas Policisë, është dërguar në Spitalin e Gjakovës e pastaj është transferuar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

“Viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në vendin e punës, aksidentalisht ka qëlluar veten me një pistoletë, e cila përdoret për neutralizimin e kafshëve. Viktima fillimisht është dërguar në Spitalin e Gjakovës e më pas është transportuar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika