Qytetari pretendon që u rrah brutalisht nga disa policë, IPK hap rast

Një person pasi që ishte arrestuar nga disa zyrtarë të Policisë së Kosovës po pretendon që ishte rrahur brutalisht nga policë të stacionit policor jugu në Prishtinë. Për këtë, Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar se ka hapur rast dhe e ka përcjell në Departamentin e Hetimeve

Fotografi ilustruese

Në vitin 2023 vepra penale më e shpeshtë e hetuar nga Inspektorati Policor i Kosovës ishte keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.

Sipas raportit vjetor të IPK-së, kanë qenë 22 raste të tilla.

E një rast i ngjashëm ka ardhur në adresë të Dukagjinit.

Arsim Elshani nga Drenasi po pretendon që trupi i tij ka ardhur në këtë gjendje pasi që u rrah nga disa zyrtarë policor të stacionit Jugu në Prishtinë.

Elshani ishte ndaluar nga Policia pasi që kishte urdhërarrest për veprën penale të vjedhjes.

Sipas tij, ai është keqtrajtuar jashtë rregullave gjatë arrestimit me datën 20 të këtij muaji në ora 01:00 pas mesnate.

“Me kanë dërgu në stacionin policor jugu, aty kanë fillu të ushtrojnë dhunë ndaj meje. E kuptoj që forca është e lejueshme por përdorimi i dhunës jo, pas arrestimit”, ka thënë Arsim Elshani – Qytetar.

E rastin Elshani  pos në drejtim të TV Dukagjinit, rastin e ka paraqitur edhe në organet përgjegjëse.

“Pas lirimit nga mbajtja 48 orëshe e kam thirre IPK-në, ata më kanë propozu me shku tek stacioni policor “Qendra” në Prishtinë, kam shku e kam raportu rastin aty, mi kanë bërë fotografimet të cilat i kam këtu”, ka thënë Arsim Elshani – Qytetar.

IPK ia konfirmoi televizionit se rastin tashmë e kanë përcjell në departamentin e hetimeve në këtë institucion.

“Ju konfirmojmë se IPK ka pranuar një ankesë për rastin në fjalë i cili êshtë përcjellë në Departamentin e Hetimeve në IPK . Veprimet tjera do të ndërmerren sipas autorizimeve ligjore të IPK-së në bashkëpunim me prokurorinë kompetente” – Inspektorati Policor i Kosovës.

Përndryshe, në raporte të ndryshme matëse Policia e Kosovës ka dal të jetë institucioni më i besueshëm nga qytetarët kosovarë.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika