Qytetarit i digjet vetura me targa serbe në veriun e Mitrovicës

Një veture me targa serbe i është vënë zjarri mbrëmë në Mitrovicë të Veriut. Qytetari është deklaruar i çuditur me atë që i ka ndodhur, përderisa policia është akoma duke e hetuar rastin. Përveç këtij incidenti, veriu i Kosovës mbrëmë dhe gjatë ditës së sotme ka qenë i qetë, me qytetarët që janë në pritje se çfarë do të ndodhë pas shtyrjes së sërishme të vendimit për targa





Veturën e parkoi si çdo herë para banesës së tij. Mirëpo, qytetari serb me inicialet N.M, kur u zgjua për të shkuar në punë, e pa veturën të djegur.

Qytetari ka deklaruar për mediumin lokal Kossev, se nuk mundi t’u besoj syve se çfarë po shihte.

Vetura kishte regjistrim të qytetit serb Kragujevc, përderisa rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

Ky ishte incidenti më i madh i raportuar gjatë mbrëmjes së kaluar në veriun e Kosovës.

Vendimi i qeverisë së Kosovës, që ta shtyjë edhe për të paktën 48 orë vendimin për t’i gjobitur vozitësit e targave ilegale, këtu ka sjell një qetësi.

Këtë e thotë edhe Izmir Zeqiri, kandidat i PDK-së për kryetar të Zubin Potokut.

“Gjendja është një “qetësi e mërzitshme” mund të them. Kështu që, ka tensionime, ka një pritje të qytetarëve se çfarë po ndodhë dhe gjendja nuk ka ndonjë ndryshim prej ditëve të kaluara”, ka deklaruar Izmir Zeqiri nga radhët e PDK-së në Zubin Potok.

E shtyrja e vendimit për të gjobitur ngasësit e veturave me targa ilegale, i ka pëlqyer Miodrag Marinkoviq, që udhëheq organizatës “Casa”.

“Mendoj se është një vendim i mirë. Ky vendim na jep më shumë mundësi, të cilat mund të na sjellin rezultate të mira nëse i përdorim me mençuri. Unë besoj se marrëveshja mund të arrihet”, ka thënë Miodrag Marinkoviq, OJQ “Casa”.

Në zyrat e saj në Mitrovicë, Lista Serbe ka mbajtur gjatë ditës një konferencë për media, pas takimit me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Këtu u dha lajmi se të mërkurën në Mitrovicë të Veriut do të mbahet një tubim derisa Lista Serbe paralajmëroi se protesta do të ketë në institucione.

“Përveç Aleksandar Vuqiq, në atë takim ishin të pranishëm edhe ministrat dhe kryeministrja e Serbisë, si dhe drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi. Mund të kemi qenë të lodhur mbrëmë, por kur pamë shqetësimin e presidentit Aleksandar Vuçiq dhe përkushtimin e tij për zgjidhjen e krizës, besoni se asgjë nuk është më e vështirë për ne”, ka thënë Goran Rakiq, Kryetar i Listës Serbe.

Shtyrja e vendimit për targa u bë pasi këtë e kërkoi ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika