Avokati, Skender Musa, ka thënë se dëmi në sistemin e drejtësisë në Kosovës, respektivisht në Gjykatën Themelore në Mitrovicë është shumë i madh, pasi serbët vendosen të bojkotojnë institucionet e Republikës së Kosovë.
Musa në emisionin “Five” në RTV Dukagjini tha se secila lënë e cila ka qenë në proces, pas dorëheqjes së përfaqësuesve të komunitetit serbë në institucionet e drejtësisë është ndërprerë automatikisht.
“Dëmi në sistemin e drejtësisë është shumë i madh , pasi një numër i madh i gjykatësve dhe prokurorëve janë të komunitet serbë…Secila lënde që ka qenë në procedurë e sipër, është ndërprerë në mënyre automatike”, ka thënë Musa.
Ai ka treguar për një rast, ku një person ka qenë në paraburgim dhe me dorëheqjen i është shtyrë burgimi.
Musa tha se çështja ka qenë në fund të procesit gjyqësor, dhe tash duhet të zgjidhet një trup i ri gjykues dhe rasti mund të fillojë nga fillimi, por sipas tij palët mund të patohen që ti konsiderojnë të lexuara provat që janë lexuara sa ka qenë trupa gjykuese e ardhshme.
“Kam një rast që është me paraburgim, që është shtyre burgimi, është një rast vrasje në tentative që realisht çështja ka qenë n fund të procesit gjyqësor. Edhe pse kthehet, ne palët mund të pajtohemi në procedure që të konsiderohen të lexuara provat”, ka thënë Musa.
E sipas tij kjo nuk është problem po që zbehet parimi i një gjykimi që të jetë efikas dhe i drejtë.
Ai tha se përgjegjësia në këtë rast nuk është aspak juridike, po është politike, ku gjyqtarët dhe prokurorët serbë më urdhër të Listës Serbe janë larguar nga institucionet.