Qyteti holandez do t’i ndalojë reklamat që promovojnë mishngrënien

Një qytet në Holandë ka ndalur reklamat që promovojnë mishin, për shkak të ndikimit në ndryshimet klimatike kanë thënë zyrtarët holandezë

Ilustrim

Qyteti holandez, Haarlem, do të bëhet qyteti i pari në botë që ndalon reklamat për shumicën e mishit për shkak të ndikimit të tij në ndryshimet klimatike, kanë njoftuar zyrtarët holandezë të mërkurën.

Qyteti me 160,000 banorë afër Amsterdamit ka rënë dakord të nxjerrë jashtë ligjit reklamat për mishin e kultivuar intensivisht në vende publike si autobusë, strehimore dhe ekrane nga viti 2024.

Masa u miratua nga këshilli i qytetit në nëntor të viti të kaluar, por kaloi pa u vënë re deri javën e kaluar kur një këshilltar bëri të ditur se i kishte njoftuar zyrtarisht agjencitë e reklamave.

“Do të jetë qyteti i parë në Holandë — dhe në fakt në Evropa dhe në të gjithë botën, që do të ndalojë reklamat ‘e këqija’ të mishit në vende publike,” Ziggy Klazes, këshilltare për partinë GroenLinks (E majta e Gjelbër) që hartoi mocionin, ka thënë për AFP.

Ajo tha se ishte kundër politikës së qytetit të “fitosh para duke marrë me qira hapësirën publike të qytetit për produkte që përshpejtojnë ngrohjen globale”.

Ndalimi do të synonte të gjithë “mishin e lirë nga bujqësia intensive”, tha Klazes, duke shtuar, “për sa më shqetëson mua që përfshin reklama nga zinxhirët e ushqimit të shpejtë”.

Qyteti nuk ka vendosur ende nëse do t’i nxirrte jashtë ligjit reklamat për mishin organik.

Amsterdami dhe Haga kanë ndaluar tashmë reklamat për udhëtimet ajrore, makinat me benzinë ​​dhe lëndët djegëse fosile, por tani Haarlem ka vendosur të shtojë edhe mishin në këtë listë.

Ndalimi është kritikuar nga industria holandeze e mishit dhe disa parti politike që e shohin atë si një formë censurimi dhe stigmatizimi të mishngrënësve.

“Ndalimi i reklamave për arsye politike është pothuajse diktatorial,” ka thënë në një deklaratë Joey Rademaker, një këshilltar në Haarlem për partinë e krahut të djathtë BVNL.

Sektori kohët e fundit nisi fushatën e vet të quajtur “Hollands Meatland” (Holanda vendi i mishit) për të promovuar mishngrënien.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika