Qyteti i Pejës nën ujë si pasojë e shiut të dendur

Sipas IHK-së reshjet shiu me intenzitet të mesëm deri në të lartë me një probabilitet të lartë për paraqitje të përmbytjeve (vërshime të shpejta) dhe rrëshqitje të dheut në rajonin e Pejës e Gjakovës

Të shtunën e 10 dhjetorit pas reshjeve atmosferike të shiut, qytetit i Pejës përsëri është vërshuar nga uji.

Sipas burimeve të Portalit Dukagjini, qendëra e qytetit të Pejës është mbuluar nga uji.

Përveç qendrës së Pejës, të vërshuara janë edhe pjesët e tjera të qytetit.

Në videot e shpërndara në rrjetet sociale shihet se si një pjesë e qyteti është në ujë dhe po vështireson qarkullimin e rregullt të veturave dhe këmbësorëve.

Gjithashtu, edhe instituti hidrometerologjik i Kosovës ka paralajmëruar rrezikun nga vërshimet e radhës.

Sipas IHK-së, reshjet shiut me intenzitet të mesëm deri në të lartë, me një probabilitet të lartë për paraqitje të përmbytjeve (vërshime të shpejta) dhe rrëshqitje të dheut në rajonin e Pejës e Gjakovës.

“Reshje shiu me intenzitet të mesëm deri në të lartë me një probabilitet të lartë për paraqitje të përmbytjeve (vërshime të shpejta) dhe rrëshqitje të dheut. Rajoni(et): Pejë, Gjakovë Mundësia për të tejkaluar pragun 5-vjeçar të periudhës së kthimit të përmbytjeve 70 % dhe atë 20-vjeçare 30 %”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika