R. Kelly është dënuar me 30 vjet burg për abuzim seksual

Këngëtari amerikan R. Kelly është dënuar me 30 vjet burg për përdorimin e statusit të tij të famshëm për të abuzuar seksualisht me fëmijët dhe gratë

R. Kelly

Artisti R&B, 55 vjeçar R. Kelly, u dënua shtatorin e viti të kaluar në New York, për krime të shantazhit  dhe të abuzimit seksual duke përdorur statusin e tij të famshëm.

Ai ishte përballur me vite të tëra me akuza, dhe gjatë gjyqit të mbajtur të mërkurën,  gjykatësi i tha se ai kishte një “indiferencë ndaj vuajtjes njerëzore”.

Prokurorët i kishin kërkuar gjykatësit të dënonte Kelly, 55 vjeç, me më shumë se 25 vjet burg, ndërsa avokatët e tij mbrojtës kërkuan 10 ose më pak, duke thënë se kërkesa e prokurorëve ishte “e barabartë me një burgim të përjetshëm”, njofton BBC.

Ndërkaq, gjatë gjykimit të mbijetuarit nga abuzimi i artistit, u mbajtën për dorë dhe u lutën, ndërsa gjyqtarja ë Gjykatës së Qarkut të SHBA-së, Ann Donnelly filloi të lexonte dënimin e tij.

“Ti ke lënë pas, jetë të thyera,” i tha Donnelly.

Gjyqtarja tha se ajo mori parasysh fëmijërinë traummatike të Kelly-t, pasi avokatët e tij thanë se ai ishte abuzuar seksualisht në fëmijëri nga një anëtar i familjes, dhe një person tjetër.

“Kjo mund të shpjegojë, të paktën pjesërisht, atë që çoi në sjelljen tuaj,” tha gjyqtari. “Kjo me siguri nuk është një justifikim,” shtoi ajo.

Avokati i Kelly-t, Jennifer Bonjean, tha se ai nuk do t’i drejtohej gjykatës, duke treguar çështjen tjetër penale me të cilën përballet Kelly, por tha përpara se të lexohej dënimi se klienti i saj “refuzon që ai është ky përbindësh”.

“Ai pranon se është një individ me të meta,” tha Bonjean, “por ai nuk është ky përbindësh si e ka portretizuar qeveria dhe media”, vazhdoi Bonjean.

Kelly nuk pranoi se të fliste gjatë këtij gjyqi.

Kelly po mbahet në një institucion federal paraburgimi në Brooklyn dhe pritet të kthehet në Çikago, ku ai përballet me një tjetër gjyq federal në gusht për pornografinë e fëmijëve dhe akuzat për pengim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika