Ra nga lartësia e një shkëmbi, shpëtohet 19-vjeçari në Dhërmi

Gjatë kësaj të premteje, një 19-vjeçar është shpëtuar në vendin e quajtur “Shpella e Piratëve” në Dhërmi, ku kishte rënë nga një shkëmb

Pamje: Policia shqiptare

Gjatë kësaj të premteje, është një 19-vjeçar që kishte rënë nga lartësia e një shkëmbi të vendit të quajtur “Shpella e Piratëve” në Dhërmi.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas 19 vjeç, kishte rënë nga një shkëmb i zonës së quajtur “Shpella e Piratëve”, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, me njësi nga toka dhe nga deti, të pajisura me 2 mjete lundruese dhe të asistuara nga shërbime mjekësore, kanë mbërritur në zonën e sinjalizuar, me qëllim ofrimin e ndihmës për 19-vjeçarin”, njofton policia shqiptare.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të specializuara, 19-vjeçari u nxor nga një terren shumë i vështirë mbi shkëmbinj dhe mbi gurë. Këtij shtetasi iu ofrua asistencë mjekësore në vendngjarje, ndërsa më pas, u transportua në spital, për të marrë asistencë më të specializuar, ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë Kufitare ftojnë çdo qytetar ose pushues që gjendet në nevojë, që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit, të kërkojë ndihmë, dhe ndërhyrja nga shërbime të specializuara për secilin rast do të jetë e menjëhershme.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika