Me mbylljen e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe afrimin e Fitër Bajramit, emisioni Radar me Edita Doli ka nisur një fushatë për të ndihmuar familjet në nevojë.
Fushata, e cila përfundon të mërkurën, ofron paketën “Radar”, e cila përmban ushqime bazë dhe produkte higjienike, me një çmim prej 99.99 euro.
Pakoja “Radar” do t’u dhurohet familjeve në nevojë para festë së Fitër Bajramit dhe ata që e blejnë paketën do të kenë mundësinë të shohin saktësisht se çfarë përfshihet në të dhe mund të jenë të sigurt se donacioni i tyre do të bëjë një ndryshim të vërtetë në jetën e atyre që kanë nevojë.
Kjo pako përfshin ushqime thelbësore si orizi, vaji, sheqeri dhe çaji, si dhe produkte higjienike si sapun, shampo, pastë dhëmbësh, letër higjienike, si dhe shumëçka tjetër.