“Radar” – “Me ne, jo për ne”

Në Ditën Botërore të Personave me Sindromën Down, emisioni “Radar” me Edita Doli, në Radio Dukagjini, një pjesë të tij ia kushtoi fushatës “Me ne, jo për ne”.

Xhenis Beqiri dhe Gentrit Rashica nga Down Syndrome Kosova në shënimin e ditës ndërkombetare

Në Ditën Botërore të Personave me Sindromën Down, emisioni “Radar” me Edita Doli, në Radio Dukagjini, një pjesë të tij ia kushtoi fushatës “Me ne, jo për ne”.

Gentrit Rashica, pjesëtar i Shoqatës Down Sindrome Kosova, për disa minuta ishte udhëheqës i emisionit “Radar”, ku në bashkëbisedim me dëgjues të shumtë, shpalosi aftësi të këndimit, vallëzimit dhe humorit.

Gëzimi i tij dukej nga sytë që i shkëlqenin, derisa Gentriti ishte ai që i dha zë edhe më shumë fushatës së nisur nga Shoqata Down Sindrome Kosova, “Me ne, jo për ne”.

Kjo fushatë, përmes “Me ne, jo për ne”, bënë thirrje për një shoqëri gjithëpërfshirëse, ku secilit qytetarë i krijohen mundësi dhe të drejta të barabarta.

Shoqata Down Sindrome Kosova, funksionon tash e 17 vite dhe ofron shërbime terapeutike e psiko-sociale në pesë qendra të Kosovës: Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan.

Personat me sindromë Down vazhdojnë të përballen me sfida të ndryshme në të gjitha aspektet jetësore, të cilat u pamundësojnë atyre jetën e dinjitetshme dhe realizimin e të drejtave të tyre, të cilat burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet tjera të Republikës së Kosovës.

Dita Botërore e Personave me Sindromën Daun, tradicionalisht festohet më 21 mars.

 

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika