Të premten e 16 shtatorit, Radio Dukagjini shënon 23-vjetorin e themelimit, e cila tash e disa vjet është radio numër një në vend. Me këtë rast, dyert e Radios do të hapen për të gjithë dëgjuesit e saj besnikë.
Stafi i radios prej orës 09:00 të mëngjesit deri në ora 17:00, do të presë në hapësirat e RTV Dukagjinit dëgjuesit të cilët dëshirojnë të vijnë.
Ndërkaq, gjatë kësaj dite, përpos shoqërimit mes stafit e dëgjuesve, do të ketë edhe koktej rasti dhe dhurata.

Gjithashtu, pasi është një ditë feste për Radio Dukagjinin dhe për të gjithë dëgjuesit e saj, skema programore do të jetë festive. Kjo festë do të fillojë pas orës 00:00, në kuadër të emisionit “Ndrrimi i Natës”.

Ndryshe nga ditët e tjera, nga e hëna e 19 shtatorit dëgjuesit e Dukagjinit do të kenë mundësinë ta dëgjojnë edhe skemën e rifreskuar programore në radio.
Radio Dukagjini shënon 23-vjetorin e themelimit – “Një Jetë me Ty”