Radio Dukagjini me “Radar” ndihmon Joelin për shërim

Dy vjeçari, i cili po përballet me sëmundjen e rëndë të tumorit, dhe shpenzimet për tu shëruar për familjen e tij janë shumë të mëdha dhe të papërballueshme. Për këtë familja ka kërkuar ndihmë, dhe Radio Dukagjini me emisionin “Radar”, i ka ndihmuar me shumën në vlerë prej 2 mijë eurosh

Dy vjeçari, Joel Qarkaj, i cili po përballet me sëmundjen e tumorit

Joel Qarkaj, një djalë 2 vjet e pesë muaj, po përballet me sëmundjen e rëndë të tumorit. Aktualisht ai është duke u shëruar në Spitalin Memorial në Turqi dhe familja vazhdon të bëjë thirrje për ndihmë pasi harxhimet janë shumë të mëdha dhe të pa përballueshme për familjen Qarkaj.

I menjëhershëm ishte reagimi i ekipit të emisionit “Radar” me Edita Doli, në Radio Dukagjini, ku të mërkurën e 21 Shtatorit u ndanë 2 mijë euro, për t’i dalë në ndihmë sado pak kësaj familje.

Këto mjete kanë tepruar nga rasti i fundit që ka ndihmuar ky emision me ushtarët e vet.

Nëna e Joelit, Dizare Qarkaj, në një bisedë telefonike në emisionin “Radar” me Edita Doli, në Radio Dukagjini, tregoi se për trajtimet e tumorit në boshtin kurrizor nevojiten 30 rrezatime, që do të kushtojë 60.000 euro. Meqenëse, deri më tani familja ka shpenzuar një shumë të lartë për shërimin e tij, ata po kërkojnë mbështetjen nga njerëzit vullnetmirë.

Ajo tregoi se deri më tash janë mbledhur rreth 25 mijë euro, por shton se secila analizë që po i bëhet Joelit e ka koston e lartë.

Qarkaj, tregoi se aktualisht gjendja shëndetësore e djalit të saj është më stabile, por është në një terapi të rëndë pas komplikimeve të fundit.

Më poshtë mund ta gjeni kërkesën e familjes për ndihmë.

“KËRKESË
Të ndëruar vëllezër dhe motra

Të ndëruar bashkëatdhetarë

Djali jonë Joeli ditën e djeshme ka pas kontrollën e radhës pas operacionit të fundit, I cili rezultoi i suksesshëm, mirëpo pasi dje i është bërë rezonanca rreth 2 orë e gjysmë, ka rezultuar që djali ka në bosht kurrizor disa pika të Tumorit, për të cilën sipas Radiologës kërkohen edhe 30 rrezatime. Për ta kuruar këtë kërkohen 6 terapi dhe kostoja është 60.000€ dhe ne duhet të qendrojmë rreth 8 muaj në Spital (në Turqi).

Ju informojmë se deri me tani kemi pasur harxhime per mjekimin e djalit një kosto prej 55.000€, ku për këtë shumë të të hollave na kanë ndihmuar bamirësit dhe rrethi i ngusht familjar.

Prandaj, duke e parë gjendjen e djalit dhe sygjerimet e mjekëve, neve duhet të fillojmë me terapi për largimin e tumorit nga boshti kurrizor dhe për këtë kemi nevojë për ndihmesën dhe përkrahjen e juaj financiar.

E Lus Zotin e Plotfuqishëm që t’ju shpërblej për cdo cent që keni dhuruar për shërimin e djalit tone, Joel (Burim) Qarkaj.

Nr.i Xhirollogarisë së babait:

BKT

IBAN XK05 195300 167 002 1191

Nr.Tel: +38349489657:

Nr.i Xhirollogarisë së Nënës:

TEB

IBAN XK05 20 22 0001682873 12

Nr.Tel: +38349553772.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika