![](https://www.dukagjini.com/wp-content/uploads/2023/09/RTV-Dukagjini-Edita-Doli-interviste-foto-Ridvan-Slivova-17-696x463.jpg)
24 vjet nga transmetimi i frekuencës 106.3 të Radio Dukagjinit. Në muajin shtator të vitit 1999 kishte nisur punën si një radio lokale në qytetin e Pejës, për t’u bërë më pas radio më e dëgjuar në Kosovë e më gjerë.
Drejtoresha e Radio Dukagjinit, Edita Doli – Muhaxhiri në një intervistë për Telegrafin ka folur për të kaluarën e radios, punën që është bërë, të arriturat ndër vite dhe planet për të ardhmen.
“Fillimet e Radio Dukagjinit me gjeneratën e artë, ku disa prej tyre vazhdojnë me punu në radio, ne i trashëgojmë sot me një përgjithësi shumë të madhe me një ekip të re që po e vazhdojmë ëndrrën e asaj gjenerate që e ka vazhdu në vitin 1999 në Radio Dukagjini. Ëndrra e atyre ka qenë që në ditën e parë që kjo radio me qenë radio numër 1”, ka thënë Doli-Muhaxhiri.