Radojçiq i pranoi tri krime për sulmin terrorist në veri, por Gjykata e liroi

Gjatë ditës së mërkurë (dje) Gjykata e Lartë në Beograd i ka refuzuar propozimin Prokurorisë së Lartë Publike për të caktuar masën e paraburgimit. Ndaj tij, është caktuar masa e ndalimit për t’u larguar nga Serbia pa miratimin e gjykatës dhe i është ndaluar hyrja në Kosovë. 

Milan Radojçiq

Kryekrimineli i veriut, Milan Radojcic, është bërë edhe kryepersonazh i mediave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator.

Gjatë ditës së mërkurë (dje) Gjykata e Lartë ë Beograd i ka refuzuar propozimin Prokurorisë së Lartë Publike për të caktuar masën e paraburgimit. Ndaj tij, është caktuar masa e ndalimit për t’u larguar nga Serbia pa miratimin e gjykatës dhe i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Lidhur më këtë mediumi serb “Nova.rs” ka marrë përgjigje nga Gjykata, ku thuhet se Radojçiq ka pranuar tri krime lidhur me këtë sulm, por, e ka mohuar se ishin vepra penale.

“Siç thuhet në procesverbalin e seancës, Radojçiq ka pranuar veprën penale 348 – prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim pa leje të armëve dhe lëndëve shpërthyese, pastaj veprën penale 349 – pjesëmarrje në grup që kryen vepër penale, si dhe vepër penale 288 – krim i rëndë kundër sigurisë së përgjithshme (vepër më e rëndë që lidhet me vdekjen e një ose më shumë personave)”, shkruan mediumi në fjalë.

Pra, edhe pse Radojçiq ka pranuar veprat penale për të cilat akuzohet, Gjykata e Beogradit ka vendosje ta lirojnë dhe të konstatojë se nuk ka arsye për të caktuar mashne  paraburgimit ndaj tij.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika