Radojçiq jep deklaratë në Beograd në cilësinë e qytetarit për sulmin në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njofton se Milan Rodojçiq i është përgjigjur ftesës së autoriteteve serbe për të dhënë deklaratë në cilësinë e qytetarit për sulmin ndaj Policisë së Kosovës

Milan Radojçiq. Foto: (RFE/RL)

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka konfirmuar se Milan Rodojçiq i është përgjigjur ftesës së autoriteteve serbe për të dhënë deklaratë në cilësinë e qytetarit për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të Kosovës, të dielën e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

MPBS-ja shtoi se Prokuroria e Lartë Publike në Beograd do të njoftohet për deklaratën e Radoiçiqit në formë raporti, e cila më pas “do të ndërmarrë masat dhe veprimet e mëtejshme procedurale nën autoritetin e saj”.

“Milan Radoiçiq iu përgjigj ftesës së autoriteteve shtetërore të Republikës së Serbisë dhe sot në orën 10, i shoqëruar nga avokati i tij, ka hyrë në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, për të dhënë deklaratë si shtetas për rrethanat e ngjarjes tragjike në qytetin e Banjskës, herët në mëngjesin e së dielës, më 24 shtator 2023. Për sa më sipër do të njoftohet Prokuroria e Lartë Publike në Beograd në formë raporti, e cila do të ndërmarrë masa dhe veprime të mëtejshme procedurale brenda juridiksionit të saj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, raporton b92.net.

Ndryshe, Radojçiq është lideri i grupit terrorist serb që kreu sulmin ndaj Policisë së Kosovës javën e kaluar në veri të vendit.

Kujtojmë që dje janë bastisur pesë lokacione, shumica e tyre ishin pronat e Radojçiq.

Pas bastisjes, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ato që janë sekuestruar në cilësi të provave materiale janë:

  • 2 Automjete Mercedes
  • Argjend 4.84 Kg
  • 2 Motor 4X4
  • 1 Barkë-Anije
  • 7 DVR
  • 2 Pllaka antiplumb me dy mbrojtës
  • 3 Thika
  • 2 Rutera
  • 2 Çelësa të veturave
  • 5 Gëzhoja
  • 1 Dronë
  • 5 USB
  • 1 Kamera GoPro- SSD
  • 1 Video kamerë me kartelë
  • 1 Shënjestër optike
  • 1 Spray
  • 7 telefona celularë

Derisa ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla publikoi video nga vila e tij, ai e krahasoi atë si Pablo Escobar të rajonit.

Mes tjerash, Radojçiq ka dhënë dorëheqje nga posti i tij në Listën Serbe si nënkryetar i kësaj partie.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika