Radoniqi – Osmanit: Për problemet e uebfaqes së KQZ-së, po presim raportin e institucioneve të sigurisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të enjte është takuar me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Siç ka njoftuar Presidenca, tema kryesore e këtij takimi ishte mbarëvajtja e procesit zgjedhor, me ç’rast presidentja ripotencoi rëndësinë e angazhimit të plotë për garantimin dhe ruajtjen e integritetit të këtij procesi.

Lidhur me problemet e evidentuara në platformën elektronike të raportimit të rezultateve, Radoniqi sqaroi se KQZ-ja, menjëherë ka ftuar institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë që të hetojnë problemin dhe se KQZ-ja është në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë mbi çështjet e identifikuara që kanë ndikuar në funksionimin e kësaj platforme.

“Ky raport do të ndihmojë në vlerësimin dhe adresimin e çështjeve të evidentuara, duke siguruar transparencë të plotë mbi arsyet që kanë çuar te ky problem”, ka shtuar ai.

Njëkohësisht, Osmani është njoftuar nga Radoniqi se KQZ-ja, është duke punuar për të garantuar që çdo votë e dhënë për partitë politike të konfirmohet edhe gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve.

Sipas kreut të KQZ-së, ky proces po realizohet me kujdes të shtuar për të siguruar përputhjen e plotë ndërmjet votave të regjistruara në sistem dhe atyre që ndodhen në kutitë e votimit.

Në njoftim thuhet se që nga dita e zgjedhjeve, Osmani ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Radoniqi si dhe institucionet përkatëse të sigurisë dhe ka kërkuar që të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur procesin zgjedhor dhe për të garantuar respektimin e plotë të vullnetit të qytetarëve duke rikonfirmuar çdo votë edhe nëpërmjet numërimit manual, përveç atij të bërë në sistemin elektronik.

Në takim, gjithashtu Osmani shtroi nevojën e koordinimit të mekanizmave institucional për ruajtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe të vetë votës së qytetarëve.

Shija e redaktorit

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Rutte: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca...

Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort...

Brigjet e Shëngjinit së shpejti do të mirëpresin një nga investimet më madhore në historinë e turizmit shqiptar. Një projekt ambicioz, që hap shtigje...

Të fundit nga rubrika