Rafael Nadal mungon në Monte Carlo, shkak gjendja shëndetësore

37-vjeçari ka bërë të ditur se nuk do të jetë i pranishëm as në kompeticionin e Monte Carlos, shkak është gjendja shëndetësore, ndaj sportisti nuk ndihet gati

Rafael Nadal

Rafael Nadal po kalon një periudhë të errët në karrierën e tij, e duke gjithnjë e më pranë largimit nga ky sport. Spanjolli nuk po gjen momentin e duhur për t’u rikthyer në aktivitet, gjë që ka mërzitur mbështetësit anë e mbanë botës.

Pas mungesës në Miami Open, 37-vjeçari ka bërë të ditur se nuk do të jetë i pranishëm as në kompeticionin e Monte Carlos, shkak është gjendja shëndetësore, ndaj sportisti nuk ndihet gati.

“Këto janë shumë kohë të vështira për mua sa i takon aspektit sportiv. Për fat të keq më duhet t’ju lajmëroj se nuk do të marr pjesë në Monte-Carlo, trupi im nuk më lejon të luaj. Edhe pse po punoj shumë dhe po bëj të pamundurën për të luajtur dhe të konkurroj në nivele të larta, e vërteta është se për momentin nuk mund të luaj. Nuk e keni idenë se sa e vështirë është kjo për mua. Por, e vetmja gjë që mund të bëj është të pranoj realitetin dhe të shoh me entuziazëm nga e ardhmja, me dëshirën se gjërat mund të përmirësohen”, deklaroi Nadal.

Monte Carlo do të jetë kryeqendra e tenisit duke nisur nga 7 prilli e deri në datën 14, ku yjet e këtij sporti do të garojnë për fitimin e një tjetër trofeu sezonal./euronews.al.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika