Rafuna: 67 për qind e bizneseve të shqetësuara nga largimi i punëtoreve pas liberalizimit të vizave

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna ka thënë se bazuar në një analizë që kanë bërë me 500 kompani të ndryshme në vend, 67 për qind e tyre janë të shqetësuar nga largimi i punëtoreve pas liberalizimit të vizave

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna. Foto: EO

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, në një konferencë për media ka dhënë një përmbledhje të punës së OEK-ut gjatë vitit 2023.

Rafuna ka thënë se bazuar në një analizë që kanë bërë me 500 kompani të ndryshme në vend, del që 67 për qind e tyre janë të shqetësuar nga largimi i punëtoreve pas liberalizimit të vizave.

Kreu i OEK-ut ka bërë të ditur se nga kjo analizë del që 70 për qind e kompanive si sfidë kryesore gjatë viti 2023 e kanë pasur mungesën e personelit të kualifikuar.

“Pritjet tona janë që në vitin 2024 nuk do të këtë rritje të inflacionit dhe normave të interesit. Do të këtë ulje të inflacionit. Ky është një lajm i mirë edhe për bizneset që në vitin 2024 do të këtë rënie të normave të interesit. Kemi bërë një analizë me 500 biznese të sektorëve të ndryshme dhe kemi nxjerrë se cilat kanë qenë sfidat dhe barrierat më vitin 2023. Del që gjatë vitit ka pasur një mungesë të kërkesës, këtu hyn edhe ndërtimtaria te shitja e banesave, 53 për qind kanë deklaruar që ka mungesë të porosive. 70 për qind kanë deklaruar që kanë mungesë të personelit të kualifikuar. Problemi me mungesë të energjisë elektrike kanë deklaruar se kane 28 për qind”, ka thënë Rafuna.

“67 për qind e bizneseve janë shumë të shqetësuar nga largimi i punëtoreve pas 1 janarit me liberalizimin e vizave. 27 për qind kanë deklaruar se është e shqetësuese, 4 për qind kanë deklaruar si pak e shqetësuese dhe 2 për qind kanë deklaruar se nuk është aspak e shqetësuese”, ka thënë tutje ai.

Më tej, Rafuna është shprehur se bizneset kosovare gjatë këtij viti do t’i përcjellin trendet e digjitalizimit, për të cilat ka theksuar se Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) do t’i ndihmojë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika