Rafuna kritikon Qeverinë për mungesë dialogu me sektorin privat: Kriza në veri barrë e rëndë për shtetin

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, konsideron se ndalimi i përkohshëm i importit të mallrave nga Republika e Serbisë, ka dëmtuar ekonominë vendëse

Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, konsideron se ndalimi i përkohshëm i importit të mallrave nga Republika e Serbisë, ka dëmtuar ekonominë vendëse, pasi sipas tij, bizneset nuk kanë qenë të informuara më herët.

Rafuna thotë se ndalimi i importit nga ky shtet ka pasur kosto shtesë te bizneset, pasi malli është paguar e nuk është lejuar të hyjë brenda territorit të Kosovës.

Ai ka adresuar kritika në drejtim të Qeverisë për mungesë dialogu me sektorin privat.

“Bizneset nuk kanë qenë të informuar dhe kjo është një kërkesë që ka dalë nga Oda Ekonomike e Kosovës që para se të merret një vendim i tillë, të konsultohen bizneset për shkak se neve është duke na munguar një dialog publiko-privat me Qeverinë e Kosovës që nga fillimi. Së paku të njoftohemi paraprakisht, të kemi mundësinë që të përgatitemi për të mirën e biznesit, por edhe për të mirën e qytetarëve”, thotë Rafuna për EO.

“Kjo ka ndikuar në kosto shtesë për biznesin, për arsye se ka ndodhur që mauna ka arritur 10 minuta pasi është vendosur masa dhe nuk lejohet, përkundër që mauna është me tabela të Kosovës e malli me prejardhje të Serbisë, kështu që ka ndikuar për shkak se malli është paguar, nuk pranohet të kthehet mbrapa e me njëfarë forme ka mbetur në kufi”, thotë tutje ai.

E vendosja e këtyre masave, sipas Rafunës, nuk është pasqyrë e mirë për Kosovën, pasi sipas tij, i jep mesazh të keq për investitorët e huaj potencial.

“Ne kemi shumë nevojë dhe jemi të etur për të pasur investime kualitative të huaja, por edhe me i rrit investimet vendore. Ne duhet me fillu prej investitorëve tonë që i kemi brenda e me kalu te investitorë të huaj, por pasqyra, dhuna e ushtruar nda ushtarëve të KFOR-it nuk janë pasqyrë e mirë për me ardh një investitorë me investu në Kosovë. Vendosja e këtyre masave që e prek drejtpërdrejt biznesin, nuk është një mesazh i mirë për me ardh me investua në Kosovë”, thotë ai.

Teksa ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, e krizat e njëpasnjëshme në veri të vendit, Rafuna e quan barrë të rëndë për shtetin. Thotë se Kosova për kaq vite nuk flet askush për zhvillim ekonomik.

Ai ka kërkuar që sa më shpejt të mbyllen këto tema, në mënyrë që shteti të koncentrohet në zhvillim ekonomik.

“Nuk është imazh i mirë, ne duhet me pas sa më shumë imazhe të mira, duhet me pas sa më shumë storie të suksesit të Kosovës. Ne temat e hapura që i kemi me Serbinë duhet me i  mbyll sa më shpejt që është e mundur, duhet me u liru prej kësaj barre e me u koncentru në zhvillim ekonomik të vendit. Kjo tema e hapur, ky dialogu me Serbinë është duke na mbajt peng, jemi duke humbur kohë dhe që dy vite askush nuk fol për ekonomi, për shëndetësi e për sundim të ligjit. Jemi koncentruar në dialog, kështu që ky status që është Kosova, më së paku i konvenon Kosovës. Duhet sa më shpejt me u mbyll e me pas një zhvillim sa më të madh ekonomik, për t’u anëtarësuar në të gjitha organizatat ndërkombëtare që i jep frymë e lehtësim biznesit tonë për me depërtua jashtë”.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika