Ragmi Mustafi bëhet këshilltar në Qeverinë Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar Ragmi Mustafin këshilltar të zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimi

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës është emëruar këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Këtë Mustafi e ka quajtur mundësi të “jashtëzakonshme për të shërbyer Kosovën dhe Luginën”.

“Kjo mundësi e jashtëzakonshme për të shërbyer Kosovën dhe Luginën, në kuadër të ekipit Bislimi edhe një herë rikonfirmon përkushtimin e Qeverisë së Republikës të Kosovës ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, ka shkruar Mustafi në Facebook.

Mustafi të mërkurën ka postuar në Facebook edhe një fotografi me kryeministrin Albin Kurti, ku e ka quajtur lajm të mrekullueshëm ndarjen e  254 mijë e 562 euro për pajisje me tekste shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë që vijojnë mësimin në shkollat fillore në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

“Bashkëpunimi për trajtimin falas të teksteve mësimore për herë të tretë është një hap i madh drejt arsimimit të qëndrueshëm. Kjo do të ndihmojë nxënësit dhe familjet e tyre në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Trasuam rrugë bashkëpunimi, frytet e të cilave vazhdojnë për shqiptarët e Luginës. Krenohemi për angazhimin dhe ndihmën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në Luginë”, ka shkruar Mustafi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika