Valon Raka nga Organizata “Gjethi” deklaroi se Kosova për trajtimin e çështjeve që ndërlidhen me ekosistemin e saj është çështje që po has në probleme dhe vazhdimisht po ka “sfida” për menaxhimin e saj.
Raha në “Debat Analizë” në kuadër të “Debat Plusit” në Televizionin Dukagjini u shpreh se kanë qenë “optimist” në përzgjedhjen e Qeverisë Kurti në administratën shtetërore, por që ajo u zbeh nga mos zhvillimi i “projekteve konkrete” që kanë munguar.
“ Kemi qenë optimist fillimisht nga marrja e përgjegjësive nga kjo administrate dhe nga fuqia ekzekutive që e kanë. Por që entuziasmi u zbeh kur projektet konkrete po mungojnë. Njëjtën kohë kemi shumë sifda dhe probleme që po ballafaqohemi, dedikimi për mjedisin nga qeveria nuk po kemi në terren”, tha Raka.
Luan Shllaku – ish- Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur ka kritikuar Qeverinë Kurti për mosdedikim ndaj ndonjë projekti që ndërlidhet me cilësinë e mjedisit në Kosovë.
“Çështje dimensionale për të diskutuar, dhe komplekse me u përgjigj me pak a shujmë. Gjithsesi, në përgjithësi nuk kam parë se Qeveria tërhek lëvizje të mëdha, që do të qonin në përmirësimin I cilësisë së mjedisit. Nuk luftojmë vetëm në një ministry për ambient. Në qoftë se kanë pasur sukses në ngritjen e çështjes së mjedisit , ka qenë për shkak të organizmit të brendshëm. Ai problem lidhet edhe me mungesë të ekspertizës, por edhe me mungesë të kurajos”, theksoi Shllaku.
Arton Demhasaj, analist ka akuzuar Qeverinë Kurti se për katër vite nuk ka ndërmarrë asnjë hap në ekosistemin e Kosovës dhe se situata ka qenë e njëjtë sikurse ajo e vitit 2019-2020.
“Janë disa hulumtime që janë dale, kjo qeveri e ka pasur lehtë marrjen me përmirësimin e ajrit, ujit dhe tokës për shkak të degradimit. Kjo qeveri nuk ka marrë masa ndaj degraduesve të shtratit të lumenjve, gurthyesve që kanë kontrat me shtetit, as ndaj ndotësve industrial apo të tjerëve. Nuk ka veprime gjatë katër viteve qeverisje në cilësinë e ajrit, ujit dhe tokës”, tha Demhasaj.
Demhasaj deklaroi se vetëdija e qytetarëve është ngritur por që duhet ngritur edhe vetëdija institucionale për përmirësimin e ambientit në Kosovë. Ai theksoi se shënohen numër i madh i vdekjeve në botë shkaku i ndotjes së ajrit.
Çështjet mjedisore janë pjesë e top 10 të problemeve më të mëdha që i shqetësojnë qytetarët e Kosovës.
Ermal Panduri në “Debat Plus” ka shpalosur statistikat për shqetësimin e qytetarëve të Kosovës rreth çështjes së mjedisit nga periudha e vitit 2016 dhe deri këtë vit. Sipas statistikave të prezantuara vërehet se viti 2021 ka qenë viti që ka pasur 10.10% e qytetarëve janë shprehur se “mjedisi” është çështje problematike në vendin tonë.