Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj raportimeve ndërkombëtare mbi mundësinë e përdorimit të raketave ATACMS kundër Rusisë, pa e konfirmuar apo mohuar nëse ka marrë autorizim zyrtar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden.
Në një deklaratë të dhënë të dielën, Zelensky njoftoi se i ka paraqitur aleatëve një plan të detajuar për fitore, ku përfshihej edhe përdorimi i armëve me rreze të gjatë veprimi për intensifikimin e operacioneve ushtarake të Ukrainës.
“Shumë në media po thonë se kemi marrë leje për të ndërmarrë veprimet e duhura…Por goditjet nuk kryhen me fjalë. Gjëra të tilla nuk njoftohen. Raketat do të flasin vetë”, ka deklaruar ai, raporton BBC.
Ndërkohë, zyrtarë amerikanë kanë raportuar se Biden ka autorizuar përdorimin e këtyre armëve, një vendim që pritet të thellojë më tej përballjen mes Ukrainës dhe Rusisë.