Raketat ruse goditën Donetskun

Ushtria e Ukrainës ka treguar se Rusia me raketa dhe predha ka goditur disa rajone, ndërkohë që luftimet e ashpra kanë vazhduar në rajonin e Donetskut





Ushtria e Ukrainës ka thënë se raketat dhe predha ruse kanë goditur disa rajone, derisa luftimet e ashpra kanë vazhduar në rajonin e Donetskut, në lindje.

Kjo ushtri gjithashtu bëri të ditur se forcat ruse qëlluan me artileri mbi qytetet Bakhmut dhe Soledar, shkruan Sky News, transmeton Portali Dukagjini.

Në njoftimin e ushtrisë ukrainase bëhet e ditur se sulmet ruse kanë goditur edhe Balakliyan në rajonin verilindor të Kharkivit, rajon ky të cilin Ukraina e kishte rimarrë në shtator dhe Nikopolin, një qytet në bregun e kundërt të rezervuarit të Kakhovka nga stacioni i energjisë bërthamore Zaporizhzhia.

Ndryshe, rajoni i Donetskut ka përjetuar luftimet më të rënda në luftën nëntëmujore të Rusisë kundër Ukrainës.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika