Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në protestën në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicën Veriore, ka bërë thirrje që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe të zbatohet Marrëveshja e Brukselit.
“Dje kemi dhënë dorëheqje, sot po ua kthejmë mandatin, pasi ju na keni zgjedhur e jo Prishtina”, ka thënë Rakiq.
Ai, po ashtu, ka kërkuar tërheqjen e vendimit për targa nga ana e Qeverisë së Kosovës.
“Mjaft më. Mjaft shkelje të Marrëveshjes së Brukselit dhe popullit serb. Unë qëndroj para jush me ndërgjegje të pastër, sepse bëmë gjithçka për ta parandaluar këtë. Me dorëheqjet tona mbrojmë marrëveshjen e Brukselit. Ne duam paqe, paqe dhe vetëm paqe. Ju lutemi mos bini pre e provokimeve, ne nuk jemi faktorë përçarës, ne duam të tërheqim të gjitha vendimet e njëanshme për targat dhe të zbatohet Marrëveshja e Brukselit, duke krijuar Asociacionin e Komunave serbe”, ka vijuar tutje Rakiq.
Ndërkaq, siç ka raportuar ekipi i gazetarëve të RTV DUKAGJINI, i cili ndodhet në veri të vendit, ka thënë se është shpërndarë turma që u mblodh në këtë protestë dhe se nuk ka pasur ndonjë incident.
Po ashtu, ata kanë bërë të ditur se kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq me pjesëtarët e Listës Serbe, ishte në krye të protestës.
Po ashtu, pjesë e protestës ka qenë edhe kryetari i komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq.
Fillon protesta në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut