Rakiq paralajmëron bllokim të rrugëve në veri të Kosovës

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se do të ketë bllokim të rrugëve në veri të Kosovës, nëse ndërmerret ndonjë veprim nga ana e Kosovës për konfiskim të makinave me targa serbe

Goran Rakiq





Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar bllokim të rrugëve në veri të Kosovës, nëse merret ndonjë veprim me konfiskimin e veturave me targa serbe.

“Nëse Prishtina përdor dhunë, ne do të bllokojmë të gjitha rrugët”, ka thënë Rakiq.

Kryetari Rakiq, ndër të tjera, ka thënë “kemi marrë garanci se Vuçiq do të jetë me popullin e tij”.

“Forcat e Sigurisë së Kosovës, njësitë speciale të policisë apo dikush tjetër, nëse fillon të konfiskojë pronën tonë dhe prona tona janë pikërisht targat që janë arsyeja e takimit, ne do të përdorim të gjitha mjetet në mënyrë demokratike dhe paqësore për të rezistuar dhe do të jetë rezistenca e popullit”, raporton mediumi serb, N1.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk do të ketë shtyrje të afatit për çështjen e targave.

“Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit. Më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj dhe në vend se të jetë më datën 1 tetor është data 1 nëntor, ose më mirë të them që në vend se të jetë më 30 shtator data e fundit është 31 tetori”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, të mërkurën, pas kërkesës së Listës Serbe për takim urgjent me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ky i fundit tashmë ka caktuar për sot (e enjte), mbledhjen e radhës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë.

Kështu ka bërë të ditur mediumi serb “Tanjug”, në njoftimin e të cilit thuhet se mbledhja do të nisë nga ora 10:00.

Ndryshe, Lista Serbe ka kërkuar takim urgjent me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, lidhur me zbatimin e marrëveshjes për targat e automjeteve dhe kthimin e atyre ilegale në RKS.

Ndërsa, një veturë në Leposaviq është djegur gjatë mbrëmjes të së mërkurës të 26 tetorit.

E njëjta kishte konvertuar targat në RKS.

Ngjarja thuhet se është ndërlidhur me regjistrimin e automjetit në targa RKS, dhe se e njëjta veturë është djegur me qëllim nga autorë të panjohur.

Pas konvertimit të targave në RKS – digjet një veturë në Leposaviq





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika