Rakiq pas takimit me komandantin e KFOR-it: Nuk do të lejojmë provokime

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pas takimit me komandantin e KFOR-it, ka thënë se nuk do ta lejojnë asnjë provokim të njësive policore të Kosovës

Në mes komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari, dhe djathtas, kryetari i Listes Serbe, Goran Rakiq

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, të hënën e ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i Listës Serbe i ka cilësuar si provokime patrullimet e fundit të njësive policore të Kosovës në liqenin e Ujmanit.

Rakiq ka thënë se nuk do të lejojnë asnjë provokim nga njësitë speciale të Kosovës.

“Nuk do të lejojmë asnjë provokim as nga njësitë speciale të Kosovës dhe as nga forcat e sigurisë së Kosovës, sepse çdo veprim i tyre i njëanshëm rrezikon paqen dhe stabilitetin”, ka shkruar Rakiq.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se të enjten e tetë shtatorit Policia e Kosovës ka filluar me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit.

Sipas tij, ky është patrullimi i parë që nga paslufta që bëhet në atë zonë.

Sveçla ka bërë të ditur se para disa javësh, teksa Policia e Kosovës po e bënte një testim në liqenin e Ujmanit, janë sulmuar me armë nga disa persona që gjendeshin matanë lumit.

Për këtë arsye, sipas Sveçles, janë bërë përforcime për t’i evituar rastet e ngjashme.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika