Rakiq: Situata është e tensionuar, mund të ketë një përshkallëzim në çdo moment

Rakiq ka thënë se është në kontakt të vazhdueshme me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçi. Sipas tij, situata është e tensionuar dhe mund të ketë një përshkallëzim në çdo moment

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, e ka komentuar intervenimin e Policisë së Kosovës për të zbatuar vendimet e qeverisë Kurti 2 për reciprocitet dhe ndalim të qarkullimit të veturave më targa “KM”.

Sipas Mediumit Kosova Online, Rakiqi ndodhet në Rudar, ku janë të pranishëm një numër i madh i serbëve.

Rakiq, ka thënë se “situata është e tensionuar dhe se mund të ketë një përshkallëzim në çdo moment”.

Ai ka thënë se është në kontakt të vazhdueshme “me presidentin Aleksandar Vuçiq, ai ka kërkuar që të jemi të qetë. Nuk e dimë nëse do të mund të përballojmë presionin, por jemi të vendosur nëse qëndrojmë këtu, do të jemi këtu dhe do të mbrohemi”.

Sipas tij, rezoluta 1244 kishte definuar KFOR-in si forcën e vetme të armatosur.

Ai ka thënë se është duke pritur komandantin e KFOR-it, “pres ardhjen e tij”.

Ai ka pretenduar se qytetarët serbë janë të frikësuar, dhe nuk do t’i nënshtrohen vendimit të Republikës së Kosovës, e cila do të zbatojë masën e reciprocitetit ndaj Serbisë nga 1 gushti i vitit 2022.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika