Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se 80% e qytetarëve të anketuar janë shprehur të kënaqur me shërbimet e ngrohjes që ofron Termokos.
“Një lajm shumë i mirë, i cili tregon se dedikimi i kryeqytetit për ta zgjeruar shtrirjen e rrjetit të Termokos e për të ofruar shërbime cilësore te banorët tanë dhe angazhimi me shumë vullnet i punëtorëve të palodhshëm të ngrohtores me në krye kryeshefin ekzekutiv Fisnik Osmani, të cilët në qendër kanë qytetarin, sjell rezultate të jashtëzakonshme”, ka thënë Rama, përmes një postimi në Facebook.
Rama premtoi se sezonin e ardhshëm do të ketë kyçje të reja dhe do ta zgjerojnë rrjetin.
“Sezonin e ardhshëm do të ketë kyçje të reja, do të zgjerojmë rrjetin dhe përmirësojmë aktualin aty ku ka nevojë”, ka shkruar Rama.