Rama, Abazoviq dhe Kovaçevski do ta vizitojnë Ukrainën

Presidenti ukrainas, Zelenskyy i ka dërguar ftesë për vizitë në Ukrainë kryeministrit të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Gazeta malazeze "Vijesti" ka konfirmuar lajmin se është pranuar ftesa nga të gjithë kryeministrat, ndërsa data e vizitës ende nuk është publike

Rama, Abazoviç dhe Kovaçevski

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i ka dërguar ftesë për vizitë në Ukrainë, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Në gazetën malazeze “Vijesti” është konfirmuar lajmi se Rama dhe Kovaçevski kanë pranuar idenë e kryeministrit Abazoviç për të shkuar të tre në Ukrainë.

Në një bisedë me Zelenskyy-in, Abazoviq ka theksuar se shteti i Malit të Zi ka ofruar mbështetje të hapur për pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Ai theksoi se vlerat evropiane të lirisë dhe e drejta për zgjedhjen e dikujt, mbrohen sot jashtë kufijve të Bashkimit Evropian, dhe se Mali i Zi mbështet plotësisht qëndrimin e Bashkimit Evropian ndaj pushtimit rus të Ukrainës”, thuhet në deklaratë.

 

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika