Rama akuzon VV-në e PDK-në: Bllokuan vënien në diskutim publik të Planit Zhvillimor të Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, akuzon Lëvizjen Vetëvendosje dhe Partinë Demokratike të Kosovës për bllokimin e diskutimit publik të Planit Zhvillimor të Prishtinës për periudhën 2024 – 2032.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (VV) dhe Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për bllokimin e diskutimit publik të Planit Zhvillimor të Prishtinës.

Sipas Ramës, ky veprim është në dëm të qytetarëve të kryeqytetit, duke i privuar ata nga e drejta për të kontribuuar në dokumentin më të rëndësishëm për zhvillimin e Prishtinës për periudhën 2024 – 2032.

“VV dhe PDK u bënë bashkë për të bllokuar vënien në diskutim publik të Planit Zhvillimor të Prishtinës, i cili është dokumenti më i rëndësishëm për zhvillimin e Kryeqytetit për periudhën 2024 – 2032. Ky bojkot nga VV dhe PDK, është në dëm të qytetarëve të Prishtinës sepse ua pamundëson të drejtën e tyre ligjore dhe kushtetuese për kontribut në këtë dokument të rëndësishëm”, ka shkruar Rama në Facebook.

Rama shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme nga përfaqësuesit e partive të tjera.

“Me këtë rast, i falënderoj përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Aleancës Kosova e Re, NISMA dhe Lëvizja për Bashkim për përkrahjen e vazhdueshme në zhvillim të Kryeqytetit”, ka shtuar Rama.

Rama: I kemi votat për Planin Zhvillimor Komunal – S’është i njëjtë me atë të Shpend Ahmetit

Për këtë Rama ka folur edhe në “Debat Plus”, ku ka thënë se i kanë votat që të kalojë në kuvend plani zhvillimor komunal që ai e përshkruan si një dokument strategjik për trajektoren e zhvillimit të kryeqytetit.

“Është një plan strategjik, një plan që tregon trajektoren e zhvillimit të kryeqytetit, pra planifikimin për zhvillim të kryeqytetit. Jep me vija të trasha se nga shkojmë ne si shoqëri. Për këtë arsye është me rëndësi shumë të madhe që të votohet që të dalë në debat publik, për arsye se një dokument që është punuar me vite të tëra, edhe prej drejtorëve të kryeqytetit prej institucioneve të ndryshme, prej ministrive të ndryshme profesionistëve lokalë e ndërkombëtare, dhe duhet tash të dalë në diskutim publik, në mënyrë që t’u japim mundësi që secili qytetarët i kryeqytetit me pas mundësi për me kuptu në detaje nga ne planifikojmë ose e shohim të ardhmen e kryeqytetit”, ka thënë Rama në “Debat Plus”.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika