Autobusët e Trafikut Urban shumë shpejt do të pajisen me Wi-Fi, ku edhe pagesa e biletës mund të bëhet edhe me sms, ka bërë të ditur i pari i Prishtinës, Përparim Rama.
Kështu, Rama njoftoi gjatë ditës së diel përmes një postimi në Facebook.
“Shumë shpejt autobusët e Trafiku Urban Prishtinë do të pajisen me wi-fi.
Udhëtarët po ashtu do të mund të bëjnë pagesën e biletës me sms përmes operatorëve telefonikë Vala dhe Ipko”, ka shkuar Rama në Facebook.