Rama: Bashkëpunimi, e jo dallimet i zgjidhin çështjet në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë hapjen e Samitit të Ballkanit Perëndimor me BE-në mbi planin e ri të rritjes.

Rama ka thënë se për dallim nga Shqipëria, disa vende të rajonit përballen ende me çështje komplekse mes tyre.

Rama shtoi se “Plani i ri i rritjes i BE është një rezultat vërtet inkurajues. Nuk mund të isha më falënderues se kaq ndaj presidentes së Komisionit Europian, komisionerin tonë Varhelyi për gatishmërinë e tyre për t’i dëgjuar shqetësimet tona, argumentet dhe idetë lidhur me arsyet se pse BE duhet të gjejë rrugë të reja për të na ndihmuar. Mundësia e re që përfaqëson ky plan që është jashtë kornize është jo vetëm pjesë e përpjekjeve tona prej 1 dekade për të ndërtuar të ardhme të përbashkët, por edhe na sfidon për të treguar gatishmërinë tonë për fatin e përbashkët evropian. Ne duhet të angazhohemi pa asnjë rezervë, pa asnjë hezitim, që të përfitojmë nga kjo mundësi”.

“Unë e pranoj që ndryshe nga Shqipëria disa vende të rajonit përballen me çështje komplekse mes tyre, megjithatë bëj thirrje që t’i lëmë mënjanë këto dallime për një punë bashkëpunuese e jetike me qëllim për të transformuar rajonin. Çështjet dypalshe mbesin, por duhen zgjedhur përmes bashkëpunimit dhe dialogut dypalësh dhe jo të ndërhyjnë në këtë ushtrim të ri shumpalësh”, tha Rama.

Kryeministri Rama më tej shtoi se 10 vjet më parë udhëheqësit e 6 vendeve të Ballkanit u takuan në zyrën e kancelarit në Berlin, ku për herë të parë objektivi nuk ishte për t’u marrë me plagët e së shkuarës, por për të kapur të ardhmen që përkon me të ardhmen tonë drejt BE-së.

Të pranishëm në këtë samit janë kryeministri shqiptar, Edi Rama, presidenti serb, Aleksander Vuçiç, kryeministri malazez, Milojko Spajiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Bosnja dhe Hercegovina përfaqësohet nga presidentja e Këshillit të Ministrave, Borjana Kristo, ndërkohë që i pranishëm është edhe Oliver Varhelyi, komisioneri i BE-së për Zgjerimin.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika