Rama – Blinkenit: Çelësat e shtëpisë sonë janë në duar të sigurta, ju jeni i sigurt në mesin tonë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka uruar mirëseardhje sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, duke i thënë se çelësat e shtëpisë së Shqipërisë janë në duart të sigurta ashtu siç është Blinken i sigurt në vendin shqiptar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka uruar mirëseardhje sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, duke i thënë se shtëpia e shqiptarit është edhe e mikut.

Në fjalën e tij, Rama thotë se çelësat e shtëpisë së Shqipërisë janë në duart të sigurta, ashtu siç është Blinken i sigurt në vendin shqiptar.

Nga Piramida, ku u zhvillua aktiviteti i të rinjve dhe të diplomuarve me temë “Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” në Tiranë, Shqipëri – Rama ka falënderuar Blinkenin për vizitën e tij.

“Në emër të gjithë shqiptarëve ju uroj mirëseardhje… shtëpia e shqiptarit i përket zotit dhe mikut dhe çelësat e shtëpisë sonë janë në duart të sigurta nga ju dhe ju jeni shumë të sigurt në mesin tonë. Mirë se vini në Shqipëri miku im, të lutem keni parasysh se ne mund të jemi aq të mëdhenj si vende të tjera që vizitoni ju dhe mund të mos jemi aq të pasur, por ne jemi në vend të parë sa i përket dedikimit tonë dhe nuk jemi edhe aq të mërzitshëm sa aq vendet e tjera mund të jenë”, tha Rama.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika