Kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama, në ceremoninë e pritjes zyrtare për ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, ka thënë se ky i fundit është njëri nga oratorët më të mëdhenj që ka njohur historia e botës.
Rama ka thënë se kjo ka qenë herë më e vështirë për tu përgatitur për të dhënë fjalim e tij, kur ka përballë një njeri, siç është ish-presidenti amerikan.
“Nuk ka qenë kurrë më e vështirë për mua, se sa të përgatitem të flas, e pastaj të flas tani këtu, duke ditur se pas meje do ta marrë fjalën një njeri, të cilit qysh përpara se sa të hyja në jetën e përditshme politike, ja kam parë dëgjuar fjalimit, për shijen e jashtëzakonshme të udhëtimit drejt një bote më të mirë. Në kërkimit i paqeje, prosperiteti dhe e dashurie mes njerëzve, ku rruga është vetë qëllimi i përpjekjeve. Dhe më pas jo vetëm ia kam parë e ridëgjuar ata që ka thënë, por edh studiuar se si i ka thënë, duke i admiruar atë që as mësohet dhe tregohet, empatinë magjepsëse që e bën Klintonin oratorët më të mahnitshëm që ka njohur historia. Vazhdimisht përmes qindra fjalimeve njëri më i bukur se tjetri, por padiskutim që thoshte atë që bënte dhe bënte atë që thoshte e u rrëmbeu zemrën Amerikës e frymëzoi Evropën mbarë me forcën unikale të fjalës së tij. Dha një kontribut historik jo vetëm për Amerikën, por për krejt shpirtin e Evropës”, ka thënë Rama.
Lajmi në përditësim…